Trajneri i Gjilanit, Zekirija Ramadani nuk ka mundur të gjejë një element të mirë në ekipin e tij pas humbjes së thellë në derbi ndaj Dritës.
Skuadra e Gjilanit, të enjten pësoi në ndeshjen e xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës me rezultatin 4:1. Pas përfundimit të ndeshjes, Ramadani ka thënë se gjithçka ishte gabim te Gjilani, duke filluar nga zgjedhja e formacionit e deri te qasja e futbollistëve.
“Mendoj që gjendja psikologjike te lojtarët nuk ishte në nivelin e duhur edhe pse kishim marrë masa me kohë për këtë. Nuk kishin asnjë element që mund të themi se ishte i mirë. Gjithçka ishte gabim, duke filluar nga unë, zgjedhja e formacionit e gabuar, por edhe qasja e futbollistëve. Ishte një qasje për të ardhur keq prej të parit deri tek i fundit”, ka thënë Ramadani. “Humbja në derbi mund të jetë me ngarkesë më të lartë por ne duhet të punojmë me ekipin dhe të përgatitemi për ndeshjen tjetër. Për fat të keq ky orar që po na masakron neve, pasi përballemi me një kundërshtar që ka pauzuar këtë xhiro kurse në duhet ta rigjenerojmë ekipin”.
Ndeshjen e ardhshme, Gjilani e luan në fundjavë kundër Llapit.