I dërguari special e SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar, është takuar me Listën Serbe.
Lista Serbe përmes një njoftimi për media e ka bërë të ditur këtë, derisa thuhet se përfaqësuesitesaj janë takuar me të dërguarin e SHBA-së.
“I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor u takua me kryetarin e Listës Serbe, kreun e klubit parlamentar dhe kryetarët e komunave të Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Leposaviçit dhe Zubin Potokut, u diskutua për situatën aktuale të sigurisë politike”, thuhet në njoftim të shkurt të Listës Serbe.
Ndryshe, Escobar gjatë vizitës në Kosovë është takuar me kryeministrin e Kosovës, Ablin Kurtin dhe presidenten Vjosa Osmani.