Futbollisti kosovar i Arsenalit, Granit Xhaka, tha se është i shokuar me lajmin për keqtrajtimin e të moshuarës në Pejë. Ai shkroi në Instagram të mërkurën se pos dhunës, tragjike është se si “pesë të tjera (infermiere v.j., e shikojnë, qeshin dhe filmojnë”.
“A kanë vetë këta prindër, gjyshe e gjyshër, vëllezër e motra. Këta nuk janë shqiptarët që unë njoh e përfaqësoj. Gjithmonë jam krenar për vendin dhe origjinën time, por sot jam ndje keq si kurrë më parë. Këta mostra nuk përfaqësojnë vendin tonë”, shkroi futbollisti 30-vjeçar.
Tri infermiere, që dyshohet se keqtrajtuan një të moshuar në shtëpinë e pleqve “Orenda” në Pejë, u arrestuan të mërkurën.
Vepra dyshohet se është kryer ditë më parë, ndërsa të mërkurën e moshuara u tërhoq nga shtëpia.