Berlini ballafaqon Kurtin e Bërnabiqin

Berlini ballafaqon Kurtin e Bërnabiqin

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti do ta kryesojë delegacionin kosovar në Samitin e Procesit të Berlinit që mbahet sot në kryeqendrën gjermane.

Në këtë takim do të mungojë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ndërsa Serbinë do ta përfaqësojë kryeministrja, Ana Bërnabiq.

Samiti nis në orën 09:15 ku nikoqiri i kësaj ngjarjeje kancelari gjerman Olaf Shcolz do të mbajë një fjalim para liderëvel.

Në të do të marrë pjesë edhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Këtë ngjarje po e pëcjell nga afër edhe një ekip i Klan Kosovës me gazetarin Besnik Tahiri dhe kameramanin Agon Bejtullahu.

Related Articles