Sot në Kuvendin e Kosovës mbahet takimi i nëntë i Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE – Kosovë.
Ky takim do të zhvillohet përgjatë dy ditëve, më 3 dhe 4 nëntor.
Sot, e enjte, punimet do të fillojnë në orën 16:00, ndërsa do të drejtohen nga dy bashkëkryesuesit e komisionit, Mimoza Kusari-Lila dhe Romeo Franz, të cilët gjithashtu do të mbajnë nga një fjalim hyrës.
Në vazhdim ligjvënësve me nga një fjalë rasti do t’u drejtohen kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ministri Elbert Krasniqi, në emër të qeverisë, si dhe shefi i Zyrës së BE-së/Përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.
Do të diskutohet gjithashtu lidhur me progresin e arritur në reformat që lidhen me integrimin në BE, të drejtat themelore me fokus te komunitetet jo shumicë, të drejtat e grave dhe dhunën ndaj grave, sundimin e ligjit, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, për shoqërinë civile dhe mediat, krizën energjetike, kujdesin shëndetësor dhe mjedisin.
Ndërsa nesër, më 4 nëntor, temë e diskutimit do të jetë dialogu i lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, si dhe bashkëpunimi rajonal.
Draft agjenda:
E enjte, 3 nëntor 2022
16.00 -19.30 Sesioni i parë i Komisionit të 9-të Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë
1. Miratimi i draft agjendës
2. Miratimi i procesverbalit nga takimi i 8-të të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asocim BE-Kosovë të mbajtur në Strasburg më 9 dhe 10 mars 2022
3. Fjalimet hyrëse nga znj. Mimoza KUSARI-LILA dhe z. Romeo FRANZ,
Bashkëkryesuesit e Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asocim BE-Kosovë, dhe shkëmbim i pikëpamjeve mbi gjendjen e marrëdhënieve BE-Kosovë, me:
• SH.T.Z Glauk KONJUFCA, Kryetar i Kuvendit,
• Z. Elbert KRASNIQI, Ministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, në emër të Qeverisë të Kosovës,
• Z. Tomáš SZUNYOG, Shef i Zyrës së BE-së/Përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë, në emër të Përfaqësuesit të Lartë të Unionit për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë dhe në emër të Komisionit Evropian
4. Progresi i arritur në reformat që lidhen me integrimin në BE
5. Të drejtat themelore me fokus tek komunitetet jo shumicë, të drejtat e grave dhe dhuna ndaj grave
6. Sundimi i ligjit: lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit
7. Shoqëria civile dhe mediat
8. Kriza energjetike; kujdesi shëndetësor dhe mjedisi
E premte, 4 nëntor 2022
08.30 -11.00 Sesioni i dytë i punës i Komisionit të 9-të Parlamentar për Stabilizim Asocim BE-Kosovë
9. Dialogu i lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit; bashkëpunimi rajonal
10. Miratimi i rekomandimeve
11. Çështje të tjera
12. Data dhe vendi i mbledhjes së radhës të KPSA-së