Instituti Hidrometeorlogjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot më i freskët.
IHK njofton se temperaturat minimale pritet të jenë ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius.
Fundjava parashihet me kushte krejtësisht tjera meteorologjike, pasi që do të ketë rënie të temperaturave dhe reshje shiu.
Do të fryjë erë e lehte deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit.