Njësia Speciale e Kosovës është mbledhur në kampin “Belevedere”, në Mitrovicë.
Kjo është bërë e ditur nga disa burime të KlanKosovës se Njësia Speciale është mbledhur në kampin e tyre, ku ky burim ka thënë se “s’ka diçka të jashtëzakonshme”.
“Ti po pyet se a jeni mbledhur në shtëpinë e juaj (Belvedere). Seriozisht s’ka diçka të jashtëzakonshme, por jemi mbledhur”, është shprehur ky burim.
Gatishmëria e Policisë së Kosovës është rritur pas tërheqjes së serbëve nga institucionet e Kosovës dhe pas dorëzimit të uniformave të Policisë së Kosovës.