Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të pezullojë “menjëherë” vendimin për targat, sipas kërkesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Haradinaj, në një konferencë për media të hënën, ka thënë se Kurti e ka kthyer Kosovën në pozicion më të vështirë sesa Serbia në dialog.
“Qytetarë të Kosovës, vlerësojeni vet se i kujt është Albin Kurti dhe për kënd punon! Unë e kam për detyrë të them të vërtetën. Të aprovohet menjëherë, pra menjëherë kërkesa e Amerikës për pezullimin e vendimit për targat deri në arritjen e marrëveshjes për targat, e cila në përmbajtje ka njohjen”, tha Haradinaj.
“Ikja prej Amerikës është shkuarje në Moskë. S’ke ku shkon tjetër kur ik prej Amerikës për çështje të sigurisë. Vetëm në Moskë ke me përfundu”, tha Haradinaj.