Ministria e Punëve të Brendshme ka marrë vendim se çdo pjesëtar i policisë së Kosovës qysh nga sot duhet të punojë më orar shtesë jo nga 8 orë në ditë por 12 orë.
Këtë e kanë thënë burime të Gazeta Blic Brenda ministrisë së Punëve të Brendshme.
“Vendimi sapo i është dërguar drejtorisë së përgjithshme të policisë së Kosovës”, thotë ky burim.
Burimi ka thënë se ky vendim do të vlejë deri më 20 nëntor të këtij muaji.