Kurti për situatën në veri: Përpjekje e dobët e Beogradit për ta destabilizuar situatën

Kurti për situatën në veri: Përpjekje e dobët e Beogradit për ta destabilizuar situatën

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, situatën aktuale e ka quajtur “një përpjekje të dobët” nga Beogradi për ta destabilizuar situatën.

Kurti tha se dialogu nuk ka alternativë.

Ai tha se premton se do të punojë së bashku me KFOR-in për të garantuar siguri dhe sundim të ligjit në tërë Kosovën.

“Jam dakord që nuk ka alternativë ndaj dialogut. Situata aktuale është një përpjekje e dobët e Beogradit për të zëvendësuar dialogun me destabilizimin. Ata do të dështojnë: Unë premtoj të punoj me / @NATO_KFOR për të garantuar siguri dhe sundim të ligjit, pa diskriminim — në tërë Republikën e Kosovës”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Related Articles