Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, shumica e deputetëve kanë vendosur në veshjet e tyre një simbol.
Ky simbol është vendosur nga deputetët e ministrat si Ramush Haradinaj, Mimoza – Kusari-Lila, Abelard Tahiri, Hekuran Murati, Rozeta Hajdari, Bekim Haxhiu e shumë të tjerë.
Çfarë nënkupton ky simbol?
Në një përgjigje për Gazetën Enigma, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Ferat Shala, tregoi qëllimin e këtij simboli.
Shala u shpreh se kjo figurë është si shenjë për kujtimin dhe nderimin e ushtarëve Anglezë të rënë në Kosovë.
“Është në kujtim dhe nderim të ushtarëve Anglez të rënë në Kosovë”, deklaroi Shala/GAZETAENIGMA/
Disa nga deputetët dhe ministrat e Kuvendit të Kosovës: