Çmimi i derivateve në tregun e Kosovës është rritur ditëve të fundit.
Në fakt çmimi i naftës dhe benzinës u rrit vetëm tre ditë pasi Ministria e Tregtisë dhe Industrisë hoqi kontrollin e çmimeve të derivateve në vend, i njohur si çmimi tavan.
Nga 1.72 që sillej ditëve të fundit, çmimi i naftës tani ka arritur në 1.75 për litër. Rritja është vërejtur edhe tek çmimi i benzinës.
Nga 1.45, një litër benzinë po shitet me 1.49 euro për litër.