Abdixhiku takon ambasadorin francez, shpreh shqetësimin për situatën në veri

Abdixhiku takon ambasadorin francez, shpreh shqetësimin për situatën në veri

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka pritur sot në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot.

Gjatë takimit është diskutuar për situatën aktuale politike në vend, me theks të veçantë për situatën në veri, zgjedhjet e jashtëzakonshme si dhe për procesin e dialogut.

“Abdixhiku e njoftoi ambasadorin Guerot edhe njëherë me shqetësimin e LDK-së për situatën e krijuar në veri të vendit si dhe ritheksoi qëndrimin për koordinim të plotë të institucioneve të Kosovës me partnerët tanë”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

“Abdixhiku vlerësoi përkrahjen e vazhdueshme që Franca i ka dhënë Kosovës në të gjitha proceset e saj si dhe ka theksuar që vendi ynë ka nevojë edhe më tutje për mbështetjen e Francës dhe miqve të saj”.

Related Articles