Dëgjohen shpërthime në veri të Mitrovicës, policia thotë se janë shok-bomba

Dëgjohen shpërthime në veri të Mitrovicës, policia thotë se janë shok-bomba

Pak minuta më parë janë dëgjuar shpërthime në lagjen e Boshnjakëve të Mitrovicës së Veriut.

Drejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti, tha se mbrëmjen e së mërkurës kanë ndodhur dy sulme me shok-bomba në “Lagjen e Boshnjakëve” në veri të Kosovës.

Hoti deklaroi se s’ka të lënduar e as dëme materiale.

“Është e vërtetë që ka pasur shpërthime në dy lokacione të ndryshime. Bëhet fjalë për sulme me shok-bomba, s’ka të lënduar e as dëme materiale”, konfirmoi Hoti.

Related Articles