Lidhur me rastin e aksidentit të datës 06.12.2022 mes një furgoni dhe çiklisti, ku mbeti i vdekur ky i fundit.
Prokurori ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” (me fatalitet), njofton zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.