Trepça e ka mposhtur Rahovecin në çerekfinalen e Superkupës së Kosovës në basketboll me rezultat 88-66, raporton Gazeta Enigma.
Megjithatë nuk ka kaluar pa incidente kjo ndeshje edhe për shkak të rivalitetit që tashmë kanë dy klubet.
Në fundin e çerekut të katërt, grupimi i tifozëve “Torcida” kanë tentuar t’i qerojnë hesapet fizikisht me disa tifoz rahovecian, të cilët nuk ishin në mënyrë të organizuar.
Pas intervenimit të sigurimit në palestër është evituar më e keqja.
Ndërkohë, pas përfundimit të ndeshjes pati tensione edhe në parket.
Trajneri i ‘vreshtarëve’, Muhamed Thaqi është konfrontuar verbalisht me basketbollistin mitrovicas Valdrin Haxhiu.
Megjithatë, pas intervenimit të stafit dhe basketbollistëve është shmangur kacafytja.
Trepça në gjysmëfinale pret fituesin nga takimi Peja – Bashkimi.
Superkupa e Kosovës në basketboll këtë edicion po zhvillohet në Prishtinë.
/Gazeta Enigma/