SBAShK-u: Qeveria duke i ikur dialogut do të përballet me reagime e veprime sindikale

SBAShK-u: Qeveria duke i ikur dialogut do të përballet me reagime e veprime sindikale

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës ka paralajmëruar veprime sindikale nëse Kryeministri Kurti, Ministri Murati dhe Ministrja Nagavci nuk i ftojnë për të dëgjuar shqetësimet e këtij sektori, raporton Gazeta Enigma.

Komunikata e plotë:

SBASHK-u ka bërë përpjekje tani e sa kohë duke dërguar shkresa zyrtare që të takohet me Kryeministrin Kurti dhe me Ministrin Murati e Ministren Nagavci me qëllim që të debatojnë për gjithë çështjet e ngritura nga punëtorët e tërë sektorit të arsimit  dhe të gjejmë zgjidhje të pranueshme përmes dialogut të mirëfilltë. Kujtojmë se Qeveria, edhe përkundër agjendave të  ngjeshura, duhet të gjej kohë të takohet e të dëgjojë shqetësimet  e punëtorëve të njërit prej sektorëve më të rëndësishëm  dhe të SBASHK-ut si sindikata me madhe numerikisht  dhe më e fuqishmja për nga angazhimet dhe aktivitetet.

Kryeministri Kurti dhe Ministri Murati nuk i janë përgjigjur kërkesave të SBASHK-ut për takime e për dialog e kohëve të fundit sikur edhe Ministrja Nagavci po zgjedh të njëjtën mënyrë dhe merr vendime aty për aty e pa u konsultuar e pa pasur dialog  me SBASHK-un si përfaqësuesin e vetëm të të punësuarve që nga çerdhet e deri edhe në Universitetet e Kosovës dhe në  sektorin e kulturës.

Kryeministri Kurti, ministri Murati dhe Ministrja Nagavci le ta dinë se  punëtorët e arsimit kanë ngritur shumë shqetësime  dhe ato i kanë adresuar përmes përfaqësuesve të tyre në organet udhëheqëse të SBASHK-ut e të cilat janë të obliguara të angazhohen për gjetjen e zgjedhjes meritore për  to dhe do të ishte mirë që kjo të bëhet me dialog.  SBASHK-u në kërkesat zyrtare drejtuar Kryeministrit Kurti, ministrit Murati dhe ministres Nagavci u ka shpjeguar edhe çështjet që duhet debatuar sepse janë kërkesa të punëtorëve të arsimit e kulturës.

Mirëpo gatishmëria e Qeverisë për takime e dialog deri tani ka munguar dhe nëse  Kryeministri Kurti, ministri Murati e mbase edhe ministrja Nagavci vazhdojnë të arsyetohen se kanë agjenda të ngjeshura dhe i ikin takimeve e dialogut me SBASHK-un për çështjet dhe shqetësimet e ngritura nga punëtorët e sektorit të arsimit e kulturës, atëherë mund të vi deri të kërkesa e anëtarësisë  për veprime sindikale, duke nisur mbase me kundërshtimin për zgjatjen e vitit shkollor dhe kërkesa të tjera, të cilat organet udhëheqëse të SBASHK-ut  do t’i zbatojnë në përpikëri, por përgjegjësinë për gjendjen që do të krijohet do ta kenë ata që po i ikin takimeve dhe dialogut. /Gazeta Enigma/

Related Articles