Osmani: Krimet e kryera në Reçak i dëshmuan botës tragjedinë që po përjetonin shqiptarët

Osmani: Krimet e kryera në Reçak i dëshmuan botës tragjedinë që po përjetonin shqiptarët

Presidentja Vjosa Osmani gjatë homazheve në Reçak deklaroi se 45 civilët e masakruar 24 vjet më parë në Reçak të Shtimes trokasin çdo ditë në ndërgjegjen e secilit për drejtësi, raporton Gazeta “Enigma”.

Gjatë fjalimit të saj Osmani tha se sjellja e drejtësisë për këto viktima, është misioni kryesor i institucioneve kosovare.

“Sot kur i kujtojmë me dhembje të dashurit tanë, të cilëve makineria e dhunës ua këputi jetën vetëm e vetëm sepse ata ishin shqiptarë, sepse donin të jetonin të lirë, detyrimi për të siguruar drejtësi për ta e për të gjitha viktimat gjithandej Kosovës, bëhet synimi ynë më i madh më i rëndësishëm. Sepse historia e secilit prej tyre, është historia e Kosovës”, tha presidentja.

“Krimet e kryera në Reçak i dëshmuan botës për tragjedinë që po e përjetonin shqiptarët, duke e bërë të pashmangshme ndërhyrjen e botës demokratike për të ndalur këtë makineri vrastare. Kodra e Bebushit u shndërrua në vendin në të cilin krimet kundër njerëzimit nuk mund të fshiheshin më nga makineria Millosheviqiane”, u shpreh presidentja.




/ Gazeta Enigma.

Related Articles