Ish-diplomati gjerman dhe ish-përfaqësuesi i BE-së në negociatat për Kosovën, Wolfgang Ischinger, beson se do të ishte mirë që të zbatohej propozimi i vitit 2007 për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, marrëveshja mes dy Gjermanive.
Ischinger në llogarinë e tij në Twitter ka postuar edhe një artikull të “Frankfurter Algemeine Zeitung” (FAZ) me titull “Negociatat në Beograd – si synon Perëndimi ta zgjidhë konfliktin e Kosovës”.
“Do të ishte mirë sikur propozimi ynë i vitit 2007 të zbatohej përfundimisht: modeli i dy Gjermanive – të përjashtohet çështja e statusit, të zgjidhen çështjet praktike”, shkruan ai.
Es wäre schön, wenn unser Vorschlag von 2007 endlich umgesetzt werden würde: Modell dt-dt Vertrag – Statusfrage ausklammern, praktische Fragen lösen!
Verhandlungen in Belgrad: Wie der Westen den Kosovo-Konflikt beilegen will via @faznet https://t.co/GWUCBef2CL— Wolfgang Ischinger (@ischinger) January 23, 2023