Në Dhomat e Specializuara në Hagë ka nisur seanca ku do të shpallet aktgjykimi i Apelit ndaj ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.
Kryetarja e trupit gjykues, ndër tjerash, tha në fillim të seancës se Dhomat e Specializuara u krijuan për t’i gjykuar krimet e luftës dhe se para themelimit të kësaj gjykate, në Kosovë kishte “pengesa”, raporton Gazeta Express.
“Pengesat e hasura nga gjykatat dhe tribunalet e tjerë në zbulimin e së vërtetës përbënin një shqetësim të vazhdueshëm, ku përfshihej frika e dëshmitarëve për të dëshmuar në mungesën e besimit të tyre te masat mbrojtëse”, tha ajo.
“Pikërisht në këtë kontekst u krijuan Dhomat e Specializuara”, theksoi ajo.