Gjendet e mitura nga Prishtina, dyshohet se u dhunua nga një mashkull

Gjendet e mitura nga Prishtina, dyshohet se u dhunua nga një mashkull

Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur e mitura e raportuar si e zhdukur, ndërsa rasti në polici është hapur si dhunim.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Viktima është dërguar në strehimore.

Njoftimi i plotë i policisë:

“PERSON I ZHDUKUR – GJETUR & DHUNIM/Prishtinë, 08.02.2023 – NN. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili është gjetur së bashku me viktimën e mitur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, kurse viktima është dërguar në strehimore pasi ka refuzuar të kthehet te familja e saj”, thuhet në njoftim. /Gazeta Enigma.

Related Articles