Dy persona të një autoshkolle në Prishtinë janë arrestuar, pasi të njëjtit dyshohet se kanë marrë të holla nga kandidatët, në këmbim të kryerjes së provimeve për patent-shofer.
Gjatë hetimit, janë konfiskuar disa dëshimik; si teste me të dhëna të kandidatëve dhe pajisje për komunikim në largësi.
Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit që u arrestuan paraditen e së martës, janë dërguar në mbajtje, njofton policia.