Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, i ka numëruar dështimet e qeverisë të drejtuar nga kryeministri Albin Kurti.
Abdixhiku e cilëson Qeverinë Kurti si mashtruese dhe prodhuese e propagandës.
“Ndërtimin e 160 çerdheve në Kosovë, duke potencuar se nuk është ndërtuar asnjë. Për ndërtimin e 4000 banesave për çifte të reja me 120 euro këst mujor, për çka thotë s’është vendosur asnjë gurthemel për to. Ngritjen e çmimeve të produkteve bazike për plot 50%. Për zotimin për sigurime shëndetësore deri në vitin 2022 dhe premtimin për përfundimin e rrugëve magjistrale nëpër Kosovë, me ç’rast vlerëson se s’ka pasur asnjë lëvizje”, tha Abdixhiku.
Kreu i LDK-së përmendi ikjen e të rinjve, rritjen e çmimit të rrymës dhe reciprocitetin me Serbinë.
Po ashtu ai foli edhe rreth “kapjes” me militantë partiak të ndërmarrjeve dhe institucioneve publike si: RTK e BQK.
Lumir Abdixhiku tha se partia e tij që drejton po planifikon ndryshime konkrete.
“Duke konstatuar se ky s’është ndryshimi që Kosova meriton, LDK ka premtuar se ditëve në vijim do të paraqesë planet konkrete që ofrojnë ndryshime konkrete në çdo fushë”, tha Abdixhiku