Selmanaj: Me qeverinë e shpresës po rritet ikja e të rinjve, nuk po ndalet

Selmanaj: Me qeverinë e shpresës po rritet ikja e të rinjve, nuk po ndalet

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Driton Selmanaj në fjalimin e tij në Kuvend, ka prezantuar të dhëna se sa njerëz kanë ikur nga Kosova.

Ai ka prezantuar të dhëna nga ambasada e Gjermanisë dhe Zvicrës, se sa kosovarë u pajisen me viza dhe ikën nga vendi.

“Vetëm në ambasadën gjermane për një vit, 105 mijë kanë aplikuar për vizë. Në vitin 2022, 38 mijë aplikuan në ambasadën e Zvicrën ku 34 mijë u pajisën me viza. Në vitin 2019 në këtë ambasadë kishte vetëm 19 mijë aplikues. A është kjo Qeveri e shpresës? Vetëm në MPB gjatë dy viteve, 10 mijë qytetarë kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës. Po na ikën mjekët, inxhinier, arsimtarë dhe të tjerë. Kjo është shqetësuese”, tha ai ndër të tjera.

Related Articles