Kurti dhe Mehaj nderojnë me medalje pjesëtarët e FSK-së të kthyer nga Turqia

Kurti dhe Mehaj nderojnë me medalje pjesëtarët e FSK-së të kthyer nga Turqia

Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovë, janë kthyer nga operacioni i kërkim-shpëtimit nga Turqia.

Ata janë pritur në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, nga kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Pjesëtarët me të arritur janë shpërblyer me medalje nga kryeministri Kurti.

Kurti ka falënderuar pjesëtarët për punën dhe guximin e treguar.

“Kemi dalë që t’ju dëshirojmë mirëseardhje dhe t’ju falënderojmë nga zemra për punën dhe guximin. Këto medalje të merituara janë dëshmi e vëmendjes tonë dhe mirënjohjes tonë për guximin e treguar në Turqi, pas tërmetit fatal me përmasa shumë të mëdha tragjike që e kanë tronditur edhe popullin e Kosovës”, ka thënë Kurti.

“E di se 39 pjesëtarët të Forcës së Sigurisë që ishin në Hatay dhe në zona atje të goditura nga tërmeti dhe më këtë rast i falënderoj si ata të cilët ishin të shpëtimit urban po ashtu edhe mjekët po ashtu edhe ata të cilët u kujdesën për të plagosurit. E dimë që së paku katër jetë janë të shpëtuara nga ju dhe janë mbi 50 kufoma të nxjerra në Hatay”.

Kryeministri theksoi se pjesëtarët e FSK-së pa humbur kohë u nisën për në Turqi.

“Është obligim moral dhe detyrë e jona si partner dhe aleat dhe si shtet e popull mik i shtetit të Turqisë, që t’ju gjendemi atyre në ndihmë në këto ditë të vështira, dhe kjo u realizua përmes jush që pa humbur kohë u nisët në Turqi dhe qëndruat deri më tani duke u përpjekur me çfarë të mundni dhe dini që të shpëtoni jetë dhe të nxjerrin njerëz nga rrënojat dhe të kujdesni për ata që ishin në nevojë”.

Pjestarët e FSK-së për dy javë sa qëndruan ndihmuan në shpëtimin e katër personave nga rrënojat.

Tërmeti që goditi Turqinë më 6 shkurt, shkaktoi vdekjen e më shumë se 40 mijë personave.

Related Articles