Kryeministri, Albin Kurti, gjatë ditës së martë do të takohet me liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ndërsa një ditë pas do ta takojë kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Për dallim nga Abdixhiku dhe Haradinaj, Partia Demokratike e Kosovës ka refuzuar takimin e ftuar nga Kurti.
Ditë më parë, Kurti i kishte dërguar nga një letër liderëve të partive parlamentare për t’u takuar dhe koordinuar për çështjet politike.
Kurti vazhdimisht kishte deklaruar se për çështjet me interes kombëtar, përfshirë dialogun, do të konsultohet dhe do të kërkojë bashkëpunim me partitë dhe liderët opozitarë.