Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kritikuar Kryeministrin,Albin Kurti, lidhur me shengenin ballkanik, raporton Gazeta Enigma.
Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Hoxhaj ka thënë se Kurti gjatë fushatës premtonte një Makro-Shengen shqiptar që do të bënte të mundur bashkëpunimin në mes Kosovës dhe Shqipërisë.
“Sot, si kryeministër, Shqipëria është më larg se kurrë, raportet më të ftohura se asnjëherë më parë, ndërsa energjitë, vizionin dhe Qeverinë e ka vënë në funksion të krijimit të Jugosllavisë së Re duke e bërë Kosovën pjesë të Minishengenit”, ka shkruar Hoxhaj.
Tutje, ai ka pyetur Kurtin se cila do të jetë dhurata e radhës për Serbinë?
Gjashtë shtete – një vizë, apo Jugosllavia e Re, është dhurata dhe lëshimi i parë që Albin Kurti ia bëri Serbisë. E kam pritur dezertimin e Kurtit, por jo kaq shpejtë dhe jo kaq paturpësisht. Cila do të jetë dhurata e radhës për Serbinë, Albin?