Sot gjatë ditës është raportuar një gënjeshtër e madhe në lidhje me “tërheqjen” e FFK-së nga projekti i GPS-ëve, duke u thirrur në ekskluzivitet.
Burime brenda FFK-së bëjnë me dije që nga ky raportim nuk ka asnjë të vërtetë dhe po aq sa është qesharak është edhe qëllim-keq.
“Federata e Futbollit e Kosovës ne kuadër të projekteve për dixhitalizim ka sponsorizuar klubet e Superligës për 2 vite (1+1; 2021-2023) duke i pajisur me sistemin GPS i cili bënë matjet e performancave të lojtarëve në lojë dhe gjatë seancave stërvitore.
Ky projekt ka filluar ne vitin 2021 dhe mbaron ne vitin 2023, duke ju lënë hapësirë klubeve që të negociojnë vet nëse dojnë të jenë përdorues të sistemeve të tilla nga prodhues të ndryshëm dhe jo vetëm nga kompania me të cilën FFK ka marrëveshje”, thotë burimi i FFK-së duke vazhduar.
“Meqë këtë vit skadon marrëveshja, kompania FIT Together ka kontaktuar zyrtarët në FFK duke kërkuar kontaktet direkt me klubet për të parë mundësitë dhe interesimin e tyre për blerje të pajisjeve dhe shërbimit.
Tutje, ky projekt qe për dy vite kap vlerën 780.000 USD, për shkak të bashkëpunimit korrekt me FFK-n pajisja GPS është ofruar për klube me çmime preferenciale.
Kjo është vetëm edhe një tjetër tentative e individëve të caktuar për të destabilizuar zhvillimin e futbollit ne vend, sidomos në aspektet inovativa dhe në hap me trendët botërore.
Klubet e Superligës së Kosovës ne vitit 2021-2022-2023 kanë përdorur pajisjen dhe kanë rezultuar të jenë të kënaqur me të, duke e ritheksuar që matjet me këtë pajisje kanë shërbyer në cikluse stërvitore, në përgatitje fizike dhe mbi të gjitha ne nevojën që secili klub të ketë përgatitës atletik.
Kjo mbase dikujt edhe i pengon, por që për FFK-në duhet të jetë vetëm motiv shtesë për rrugën drejt zhvillimit të mëtutjeshëm”, ka përfunduar burimi i FFK-së.
Demokracia.com mëson se kontrata mes FFK-së dhe Kompanisë FIT është valide deri në fund të këtij edicioni.