Një grua ka raportuar se është dhunuar nga një person në magjistralen Ferizaj- Prishtinë.
Policia thotë se lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet e nevojshme policore për procedurat e mëtutjeshme, derisa nuk dihet nëse ka të arrestuar.
“DHUNIM- Magjistralja Ferizaj-Prishtinë 03.03.2023, 16-19:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar kishte kryer veprën e lartcekur ndaj saj. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet e nevojshme policore për procedurat e mëtutjeshme.” / Gazeta Enigma.