Sot në orët e pasditës një 24-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në Mitrovicë, raporton Gazeta “Enigma”.
Rastin në polici e kanë raportuar familjarët e saj.
Lajmin pë Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Zahiti tha se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet për obduksion.
“Sot, rreth orës 17:00 nga familjarët e viktimës është raportuar se brenda banesës së tyre në Mitrovicë, është gjetur pa shenja jete viktima, femër e moshës 24-vjeçare. Hetuesit kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit . Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, tha Zahiti.