Kanë përfunduar pjesët e para në katër ndeshjet çerekfinale të Kupës së Kosovës, raporton Gazeta Enigma.
Gjilani është duke triumfuar ndaj Trepçës ’89 me rezultat 1-3. Për Gjilanin ka shënuar het-trik mesfushori Albert Dabiqaj.
Llapi dhe Malisheva e kanë mbyllur pjesën e parë me shifrat 1-2. Malisheva ka shënuar në fund të pjesës së parë.
Kurse Vushtrria e ka mbyllur pjesën e parë me rezultat 1-0.
Prishtina ka shënuar në fund të pjesës së parë me Kreshnik Ukën nga penalltia.