Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur këtë të enjte në rrugën Prishtinë-Pejë, në fshatin Vragoli, raporton Gazeta Enigma.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
Ai ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë, ndërsa ka thënë se kjo e fundit ka dalë nga rruga dhe ka rënë poshtë disa metra.
Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore.
“Në ora 13:35, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli)”, ka thënë Krasniqi.
“Në aksident janë përfshirë dy automjete (një veturë dhe një kamion). Si pasojë e aksidentit vetura ka dalë nga rruga duke rënë poshtë disa metra. Tre persona kanë pësuar lëndime trupore”.
Njësitet policore janë marrë me aksidentin.