Borell: Nënshkrimi s’u bë për arsye legale, palët u pajtuan që ujdia hyn në fuqi me deklaratën time

Borell: Nënshkrimi s’u bë për arsye legale, palët u pajtuan që ujdia hyn në fuqi me deklaratën time

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell ka njoftuar ministrat e Punëve të Jashtme të shteteve të BE-së për marrëveshjen që është arritur në Ohër në mes të Kosovës dhe Serbisë. Borell e ka pranuar se marrëveshja e arritur krijon një status-quo në procesin e negociatave në mes të Kosovës dhe Serbisë, raporton Gazeta Express.

“Së fundi, për Kosovën dhe Serbinë. I informova ministrat për marrëveshjen që arritëm në Ohër ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ky është një moment historik i rëndësishëm në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes tyre dhe sigurisht që krijon një status quo të re në Dialog. Ne nuk do të jemi më – shpresoj – në gjendje krize, por [të fokusuar] në zbatimin e Marrëveshjes që u pranua më 27 shkurt”, ka thënë Borell

Ai tutje ka thënë se propozimi evropian bashkë me Aneksin e Implementimit kanë hyrë në fuqi përmes deklaratës që ka bërë pas arritjes së marrëveshjes.

Borell thotë se nënshkrim s’ka pasur për “arsye ligjore”, por thotë se të dy palët janë pajtuar që deklarata e bërë nga Borell ishte një zotim nga Kosova dhe Serbia për të përmbushur plotësisht obligimet që dalin nga Marrëveshja dhe Aneksi i Implementimit.

“Këto marrëveshje [Marrëveshja dhe Shtojca] kanë hyrë në fuqi me Deklaratën e lëshuar. Nuk ishte një nënshkrim për arsye ligjore, por të dyja palët ranë dakord që deklarata ime ishte një zotim nga ana e tyre për të përmbushur plotësisht detyrimet që rrjedhin nga kjo Marrëveshje dhe Aneksi për zbatimin e saj”, ka thënë Borell, njofton faqja zyrtare e BE-së, transmeton Express.

Ai ka thënë se dispozitat për të cilat janë marrë vesh do të përfshihen si pjesë përbërëse e rrugëve të Kosovës deh Serbisë drejt integrimit në Bashkimin e Evropian. Tek Kosova përmes Grupit Special për Normalizim dhe tek Serbia përmes kapitullit 35 të Kornizës Neogciuese.

 Në fund Borell ka thënë se BE-ja do ta ndjek nga afër zbatimin e marrëveshjeve.

.

Related Articles