Kosova e ka zhvilluar sot në Kampin Nacional në Hajvali stërvitjen e fundit para udhëtimit për në Izrael.
Kosova të shtunën do të zhvillojë ndeshjen e parë në kuadër të ciklit kualifikues për Euro 2024.
Stërvitjen e sotme përzgjedhësi Alain Giresse e ka shfrytëzuar për ta shpalosur në praktikë idenë dhe skemën e lojës kundër izraelitëve.
“Të gjithë futbollistët gëzojnë shëndet të mirë dhe e presin ma pa durim paraqitjen e parë në këtë fushatë kualifikuese, e ku objektivi i të gjithëve është kualifikimi në Evropianin që verën e vitit të ardhshëm do të mbahet në Gjermani”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Kosova është në grup me Zvicrën, Rumaninë, Bjellorusinë, Andorrën dhe Izraelin.