Selektori i Argjentinës, Lionel Scaloni pret që ylli i PSG-së, Lionel Messi, të paraqitet edhe në Kupën e Botës të vitit 2026. Ai uron që Messi të japë edhe për shumë vjet emocione në fushë. Ai nuk e di nëse Messi do të mbetet edhe më gjatë pjesë e Parisit.
“Nuk jam në kokën e tij, nuk e di se çfarë po mendon dhe nuk e di se çfarë do të bëjë. Ajo që dua është që ai të luajë, të jetë në fushë dhe i lumtur. Do të doja të vazhdonte të luante. Shpresoj të ketë më shumë se 102 gola. Ai meriton. Është mirë që toka e Argjentinës e ka një vlerë të veçantë”, ka thënë Scaloni.
Messi me Argjentinën fitoi për herë të parë Kupën e Botës që u zhvillua në fund të vitit të kaluar në Katar. 35-vjeçari me fanellën e Argjentinës ka shënuar 102 gola në 174 paraqitje.