Blerim Vela, shefi i kabinetit së presidentes, Vjosa Osmani, ka thënë Serbia dhe Lista Serbe janë përgjegjëse për çdo përshkallëzim që do të mund të ndodh në veri të Kosovës.
Kjo deklaratë e tij vjen pas thirrjeve dhe reagimeve të fundit që i patën nga Lista Serbe pasi kërkuan që të lirohet një qytetar me nacionalitet serb që u arrestua, si i dyshuar për sulmim të dy zyrtarëve policorë.
“Po ashtu, në veri ditëve të fundit janë djegur disa vetura me targa RKS.
“Kreu formal i Listës Serbe, Goran Rakiq, përkrah Petkoviqit, kërcënon me “rezistencë dhe kryengritje” në Kosovë. Megjithatë, asnjë fjalë dënimi nuk pati ndaj Petkoviqit për djegien e veturave të serbëve vendas!”.
“Serbia dhe LS kërcënojnë me dhunë. Ata do të jenë përgjegjës për çdo përshkallëzim në terren”, ka thënë Veliaj në Twitter.
Sipas partisë serbe në Kosovë, në rast se policia nuk e liron personin e arrestuar, atëherë kjo do të ngjallë reagimin e të gjithë serbëve.
“Për të qenë të qartë, nuk do të jetë një paralajmërim, por një kryengritje e përgjithshme për të ndaluar represionin e Albin Kurtit ndaj qytetarëve të pafajshëm”, thuhet në reagimin e Listës Serbe.
Ndërsa, në lidhje me ngjarjen, drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka paralajmëruar një konferencë për media nesër, ku pjesëmarrës do të jetë edhe kryetari i Listës Serbe, Petar Petkoviq.
Sipas Petkoviqit, kryeministri i vendit, Albin Kurti, po ngre tensione në terren dhe po bën thirrje për përshkallëzim çdo herë në prag të bisedimeve.