Jeton Rexhepi, nënkolonel në Policinë e Kosovës së bashku me zëdhënësin e Baki Kelani, mbajtën një konferencë për media ku u tha se ka trend të rënies së aksidenteve në komunikacion.
Nënkoloneli Rexhepi tha se për tre muaj, janar-mars, kanë ndodhur 4 mijë e 248 aksidente.
Ndërsa, zëdhënësi Baki Kelani paralajmëroi hapjen e një konkursi së shpejti nga Policia e Kosovës.
“Në bazë të vlerësimeve dhe nevojave policore, pritet që së shpejti Policia e Kosovës të hap prap konkurs, e që për këtë do te jëni të njoftuar me kohë, se kur dhe për çfarë nevoja do të hapet konkursi i radhës”, tha Kelani.
Ai u pyet nëse ky konkurs u dedikohet minoriteteve.
“Nevojat operacionale do ta diktojnë shpalljen e konkursit, për dorëheqjet – ka qenë konkursi i fundit që u shpall për drejtorinë rajonale të Mitrovicës së Veriut, ata që i kanë kaluar fazat do t’i bashkohen gjeneratës. Ka nevojë të ketë ende kadetë të komuniteteve të tjera, mund të jetë edhe konkurs që do t’i dedikohet kryesisht minoriteteve, por nuk përjashtohen edhe konkurset e tjera të radhës që do ti dedikohen edhe shqiptarëve”, tha ai.