Ipeshkvi i Dioqezës Prizren-Prishtinë, Dodë Gjergji ka deklaruar se të gjithë duhet të lutemi që dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë dhe pajtimi në mes shqiptarëve dhe serbëve të mund të fitojë që të gjithë të bashkuar të mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë.
Gjergji në meshën solemne të Pashkës, e cila është mbajtur në Katedralen Shën Nënë Tereza Prishtinë, tha se në këtë ceremoni lexuan pjesë të biblës, pasi çdo iniciativë e shpirtit është vepër e Zotit, derisa u tha atyre që u pagëzuan se shpirti i tyre do të shkëlqej në paqe, lumturi dhe gëzim.
Ipeshkëvi Gjergji të gjithë duhet të lutemi që dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë dhe pajtimi në mes shqiptarëve dhe serbëve të mund të fitoj që të gjithë të bashkuar të mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë, raporton Kp.
“Mos të hezitojmë që këtë natë t’i lutemi Zotit tonë për të gjithë popujt, për të gjithë njerëzit, edhe për ata që besojnë ndryshe e do të festojnë Bajramin, edhe për ata që do të festojnë pashkët më vonë që janë ortodoksët dhe që adhurojnë Krishtin, të gjithë të bashkohemi në lutje Zotit krijues për paqe në mes nesh, për paqe në vendin tonë për paqen dhe pajtimin në mes popujve, ashtu që dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë dhe pajtimi në mes shqiptarëve dhe serbëve të mund të ngallënjejë që të gjithë të bashkuar të mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë sepse toka nuk na takon vetëm neve, as e ardhmja nuk na takon vetëm ne, u takon të gjithëve të gjithëve fëmijëve të hyjit“, tha ai.
Mesha përfundojë me pagëzimin e disa personave.