Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, gjatë seancës së sotme të Kuvendit ka kërkuar nga Qeveria, presidentja dhe institucionet e vendit që të marrin një vendim lidhur me gjendjen në Veri.
Ai shtoi se beson që ky vendim duhet të jetë shtyrja e zgjedhjeve.
“Ne duhet të kemi guxim politik t’i trajtojme tëmat në të vërtetën e vet, së paku të mos fshihemi nga temat që i ka vendi përpara. Nuk besoj që përfiton Kosova nëse ne e heshtim gjendjen në veri të vendit. E dini se zgjedhjet e shpallura herën e parë nuk arritëm t’i mbajmë dhe poashtu e dini se procesi për të mbajtur zgjedhje tash në veri nuk është i qëndrueshëm. Mund të shtrohet pyetja pse jemi në këtë gjendje, kuptohet e dimë mirë agjednën e Serbisë dhe Listës Serbe kushtëzimet e tyre, por edhe presionet që i ushtrojnë mbi qytetarët e vendit në veri. Por a e dimë ne si Kosovë dhe a e din qeveria jonë rrugën deri te suksesi, mesa e shoh unë dhe me analizën dhe informatat që i kam gjendja e sotme nuk na dërgon te suksesi, procesi i tashëm i zgjedhjeve nuk na dërgon te suksesi. Mosshqyrtimi i kësaj gjendje me kujdes, mostrajtimi i kësaj gjendje me seriozitet dhe me aleatët tonë mund t’i thellojë pasojat për Kosovën në Veri. E cilat kishin me qenë këto pasoja, nëse Kosova qëndron në vendimin e vet për mbajtjen e zgjedhjeve dhe vjen dita e zgjedhjeve dhe qytetarët e veriut do të shkojnë të votojnë në stacione policore. Duhet t’i bëjmë analizë kësaj situate, a është në interesin tonë të arrijmë te kjo ditë, çka do të fitojmë në këtë ditë. Nuk besoj se duhet ta heshtim këtë gjendje, më mirë me pranu një çerek humbje sot, një gjysmë humbje nesër, sesa ni humbje të plotë në ditën e zgjedhjeve. Nuk e shoh cili është interesi ynë me vazhdu me mbajt Policinë e Kosovës në situatën çfarë janë atje dhe me insistu ose me harru që kemi përgjegjësi për situatën atje. Unë i bëj thirrje qeverisë, presidentes, institucioneve të vendit që ta marrin me seriozitet gjendjen në Veri dhe ta marrin një vendim në lidhje me këtë situatë. Cili do të ishte ky vendim, unë besoj shumë që do të ishte shtyrja e zgjedhjeve. E di se plot prej jush mendoni me bindjen tuaja, analizën tuaj dhe keni argumente që i bazoni në të drejtën kushtetuese dhe ligjore, mirëpo mos harroni, terreni është pikënisja e suksesit. Nëse gjendjen në terren e ki çfarë e ki, atëherë mos e lejoni me shku ditën e fundit dhe pastaj me pranu humbjen. Është ma mirë me u ndal me kohë, me gjet një formulë më ec përpara sesa me vazhdu me fshehjen totale. Të vetmit që mbajnë sot kujdesin institucional atje janë njësitë policore, e katër prej tyre janë në burg. Mos lejoni me shku kësaj rruge”, tha Haradinaj.