Ky është i arrestuari i cili dyshohet për vrasjen makabre ndaj nënës së tij

Ky është i arrestuari i cili dyshohet për vrasjen makabre ndaj nënës së tij

U aportua pak më parë për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në ;lagjen Kapeshnicë në Pejë ku dysohet se djali privoi nga jeta nënën e tij.

Burime Sinjalit kanë konfirmuar se i dyshuari për këtë ngjarje makabër është Urim Hyseni nga Peja.

Siç mëson Sinjali, i dyshuari ka jetuar për rreth pesë vjet në shtetin e Gjermanisë dhe kishte ardhur përkohësisht në familjen e tij për vizitë ku pas disa ditësh pritej të kthehej në Gjermani.

Lajmin për Gazeta Enigma e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 16:00 policia ka marrë një informacion në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë, me të arritur në vendin e ngjarjes kemi parë është se bëhet fjalë për vrasje të rëndë teksa vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi kujdestar”, tha Rugova.

Mes tjera, Rugova bëri të ditur se i dyshuari është arrestuar nga Policia.

Related Articles