Një person me inicialet I.P(emer i nohur pë redaksinë) ditë më parë kishte ardhur nga Zvicra për të festuar festën e Fiter Bajramit së bashku me familjen e tij në Prizren.
Por, ditën e djeshme ai është përballur me një situatë të rëndë.
Në afërsi të Prizrenit ai ka deklaruar se është rrahur nga një polic që deri më tani nuk ka arritur ta identifikojë.
“Deri sa isha duke vozitur me veturë policia më ndali, më hapi derën e veturës me forcë dhe ka filluar të më shaj mua dhe familjen time”, tregon mërgimtari për Front Online.
Ai më tutje tregon se është hera e parë që është përballur me një situatë si kjo, që i ka ndodhur në afërsi të qytetit të Prizrenit.
Mërgimtari me inicialet I.P që po pretendon që është rrahur nga një polic kosovar, siç merr vesh Front Online është biznismen i cili ka investuar miliona euro në Kosovë.
Më tutje, ai tregon se menjëherë pas sulmit rastin e ka lajmëruar në Policinë e Kosovës dhe në Inspektoratin Policor, por deri më tani, sipas tij, nuk është arritur të identifikohet polici që ka sulmuar atë.
Mërgimtari me inicialet I.P(emer i njohur pë redaksinë) i cili ka lindur dhe ka shtetësi zvicerane ka thënë se për rastin që i ka ndodhur, të hënën do t’i drejtohet edhe ambasadës së Zvicrës në Kosovë.
Për këtë rast Front Online ka dërguar pyetje në Policinë e Kosovës po deri në publikimin e këtij artikulli të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.