Tash e dy javë Ilir Kurtishi është rikthyer sërish në Klinikën e Onkologjisë si udhëheqës i saj, shkruan Gazeta “Enigma”.
Dr. Ilir Kurtishi, drejtor i Klinikës së Onkologjisë njëherit Specialist Onkolog në këtë Klinikë në një përgjigje për Gazetën “Enigma” ka konfirmuar se para dy javë është rikthyer sërish në këtë repart si udhëheqës i saj.
Ilir Kurtishi edhe më parë ka qenë drejtor në Klinikën e Onkologjisë.
Kujtojmë se Klinika e Onkologjisë në Prishtinë është e vetmja qendër në Kosovë ku të prekurit me kancer marrin kimioterapinë apo trajtime të tjera.
Nga kjo sëmundje në Kosovë regjistrohen çdo vit pothuajse 1 mijë e 500 raste të reja.
Në këtë klinikë brenda 24 orësh, shërbime marrin rreth 400 pacientë, që vijnë nga qytete të ndryshme të Kosovës.
Klinika e Onkologjisë i ka rreth 60 shtretër dhe vazhdimisht ballafaqohet me mungesë të barnave. /GAZETA ENIGMA/