Zëdhënësi i Bashkimit Evropian Petër Stano, ka folur në një konferencë për media lidhur me rolin Ekipit Menaxhues, që u shkarkua nga ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.
Stano tha se ky ekip ishte propozuar nga Serbia po që zyrtarisht ishin të emëruar nga Kosova.
“Ata nuk ishin pjesë e asnjërit delegacion, as të Serbisë e as të Kosovës”, tha Stano.
Ai theksoi se procesi i hartimit të statutit ka nisur dhe nuk ka përfunduar.
“Ekipi Menaxhues propozoi dhe paraqiti draftin e parë, që do të thotë se nisën procesin e jo që procesi mori fund. Prandaj, vendimi për ta shkarkuar Ekipin Menaxhues shkel tekstin dhe frymën e marrëveshjes”, theksoi ai.