Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Avdullah Hoti, e ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për bllokimin e projekteve kapitale.
Hoti tha se nga kjo bllokadë janë shkaktuar dëme të mëdha për qytetarët e Kosovës, që prekin shifrën e 1 miliard eurove.
Ai me këtë rast i ka përmenduar disa projekte kapitale që sipas tij po mbahen të bllokuara:
“Autostrada për Gjilan, rruga për Podujevë, për Mitrovicë, Gjakovë, Xërxë-Rahovec”.
“Tanimë është e qartë se kjo qeveri nuk i ka prioritet këto projekte dhe nuk do t’i kryejë në mandatin e mbetur prej një viti e gjysmë. Kjo shihet edhe nga raporti i buxhetit për periudhën janar-mars 2023, ku pothuajse të gjitha projektet kapitale janë me shpenzime zero”, tha Hoti.