Një grua gjatë ditës së djeshme në Prishtinë ka raportuar në polici se derisa ka ndërhyrë për ta ndarë gjatë një rrahjeje burrin e saj dhe dy të dyshuar meshkuj, njëri nga ta e ka goditur me thikë në dorë duke i shkaktuar lëndime trupore, raporton Gazeta Enigma.
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër gjendet në arrati.