Lajçaku nesër me mëngjes i shkon në zyre Kurtit, BE thotë se është planifikuar edhe vizita në Mitrovicë

Lajçaku nesër me mëngjes i shkon në zyre Kurtit, BE thotë se është planifikuar edhe vizita në Mitrovicë

Kryeministri i vendit Albin Kurti, e pret nesër në mëngjes në zyrën e tij të Qeverisë, emisarin e BE-së, për dialogun, Miroslav Lajçak.

Këtë e ka bërë të ditur kryeministria, përmes një njoftimi të saj, ku specifikon se takimi mes tyre nis në 7.30 të mëngjesit të së enjtes.

Vizitën e Lajçakut në Kosovë, e ka konfirmuar për klankosova.tv, zëdhënësi i BE-së Peter Stano.

Ai ka thënë se Lajçak të enjten qëndron në Kosovë, ndërsa të premten nis vizitën e tij edhe në Serbi.

Tutje nga BE për klankosova.tv, kanë konfirmuar që Lajçak në kuadër të këtij udhëtimi në Kosovë, ka në planet e tij ta vizitojë edhe Mitrovicën.

Derisa temë kryesore e Lajçakut në Prishtinë dhe Beograd, mbeten kryesisht hapat e mëtejmë të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, pas takimeve në Ohër dhe Bruksel.

Related Articles