Tre të mitur janë arrestuar në Prishtinë për rastin që policia e ka cilësuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, raporton Gazeta “Enigma”.
“Sot në orët e pasdites nga njësiti i hetimeve të përgjithshme të rajonit të Prishtinës, janë arrestuar tre të dyshuar lidhur me rastin “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, të ndodhur më datë 16.05.2023, rreth orës 22:30, në rrugën “Knjaz Millosh” në fshatin Uglarë”, thuhet në njoftim.
Policia në njoftim ka bërë të ditur se është sekuestruar edhe një armë me gaz.
Identifikimi i të dyshuarve si dhe lokalizimi i vendndodhjes së tyre ka ardhur si rezultat i një pune të shkëlqyer hetimore nga ana e policisë të cilët me një ekspertizë të thellë trajtuan të gjitha informacionet dhe evidencat e gjetura, të cilat më pas quan drejt realizimit të operacionit dhe kapjen e personave të dyshuar, të mitur”.
“D. H, mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, D. J, mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, A. G, mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, për të cilët dyshohet me bazë të jenë të përfshirë në rastin në fjalë. Arrestimi i të dyshuarve është përcjellë edhe me gjetjen dhe sekuestrimin e një revole me gaz, e cila dyshohet të jetë arma e përdorur në rast”, thuhet në njoftim./GAZETA ENIGMA/