Këtë të mërkure nga ora 09:00 pritet që të vazhdojë gjykimi në rastin e Thaçit dhe të tjerëve në Dhomat e Specializuara në Hagë.
Dje ka dhënë dëshminë e tij dëshmitari i tetë, ku ka folur për Gardën Kombëtare, për të cilën tha se nuk ka pasur informacion se kur është formuar ky njësit, por që detyrë e tyre ishte sigurimi i zonës operative në atë kohë.
Sipas dëshmisë së tij, ai tha se me aq sa mban mend, kjo gardë i ka raportuar direkt Zonës Operative të Llapit.
Pas këtyre përgjigjeve në seanca publike, me kërkesë të prokurores së ZPS-së seanca gjyqësore ka vazhduar në sesion të mbyllur.