Ruben Loftus-Cheek është xhiruar duke u ndalur për fotografi dhe autografe me tifozët e Milanit pas kompletimit të ekzaminimeve mjekësore pasditen e të enjtes.
27-vjeçari është duke i finalizuar detajet e fundit para se të zyrtarizohet si lojtar i Rossonerëve nga Chelsea.
Ai kaloi 19 vite të karrierës së tij te Blutë duke përfshirë edhe periudhën sa ishte në sistemin e të rinjve.
Loftus-Cheek arriti të enjten në klinikën La Madonnina për testet mjekësore, të cilat janë kryer me sukses.
Raportohet se nënshkrimi i kontratës zyrtare tashmë është vetëm çështje kohe.