Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka njoftuar të martën se kanë filluar me realizimin e pagesave të subvencioneve 2023 për sipërfaqe, raporton Gazeta Enigma.
Sipas njoftimit të tij në Facebook, realizimi i pagesave të subvencioneve ka nisur pas një kontrolle rigoroze në terren.
“Sot kemi proceduar 2 milionë euro për pagesë për Programin e Pagesave Direkte / Subvencioneve 2023 për sipërfaqe, pas kontrolleve rigoroze në teren. Me këtë itenzitet të pagesave do të vazhdohet edhe ditëve në vijim”, ka shkruar Peci.
Ndërsa pagesat për plehërimin dhe naftën do të paguhen, siç ka njoftuar ministri, pasi që fermerët i sjellin faturat si dëshmi.
“Ju rikujtojmë se për herë të parë kontrolla në shumë komuna të Kosovës nga 5% apo 10% është rritur në 100%”, ka shkruar tutje ai. / Gazeta Enigma.